Kur ndihesh vetëm
Vetmia nuk do të thotë gjithmonë të jesh pa njerëz rreth vetes. Ndonjëherë je mes shumë njerëzve dhe prapë s’ke kush të të pyesë „si je vërtet?“. Kjo ndjenjë është më e zakonshme sesa duket, edhe pse rrallë flitet për të.
Çfarë mund të ndihmojë sot
- Shkruaj dikujt që nuk e ke dëgjuar prej kohësh. Një mesazh i shkurtër mjafton.
- Dil për pak minuta jashtë, edhe vetëm për një shëtitje rreth shtëpisë.
- Shkruaj në një fletë si ndihesh. Kur e sheh të shkruar, shpesh bëhet më e lehtë.
- Mos e gjyko veten që ndihesh kështu. Nuk është dobësi, është nevojë njerëzore.
Si të ndihmon Shprehu
- Bisedë me dikë që ka zgjedhur të dëgjojë, pa emër dhe pa profil të dukshëm.
- Forumi, ku të tjerë shkruajnë për të njëjtat gjëra dhe kupton që s’je i vetmi apo e vetmja.
- Ditari personal, i enkriptuar, për ditët kur s’ke qejf të flasësh me askënd.
Nëse je në rrezik tani, ose mendon të lëndosh veten apo dikë tjetër, telefono
112 ose shiko numrat e ndihmës për Kosovën dhe Shqipërinë.
Tema të tjera
Shprehu është falas dhe anonim. Nuk është terapi dhe nuk zëvendëson psikologun apo mjekun.