Një udhëzues i shpejtë për të filluar bisedën tënde anonime
Krijo një llogari me një emër përdoruesi dhe email-in tënd. Emri s'ka pse të jetë i vërtetë. Email-in s'e sheh askush tjetër: shërben për verifikim dhe nëse harron fjalëkalimin.
Kliko „Fillo bisedën“. Në faqe, të lidhim me dikë që po pret. Në aplikacion hyn te salla, sheh kush do të flasë e kush do të dëgjojë, dhe zgjedh vetë; biseda nis vetëm kur pranoni të dy.
Thuaj çfarë ke në mendje, me fjalët e tua. Personi tjetër është aty për të dëgjuar, jo për të të gjykuar.
Bisedat nuk ruhen. Kur mbyllet biseda, mesazhet zhduken, si për ty ashtu edhe për personin tjetër. Nëse do të mbash diçka për vete, shkruaje te Ditari yt.
Mund ta mbyllësh bisedën kur të duash, pa pasur nevojë të shpjegosh pse. Nëse dikush të shqetëson, e raporton ose e bllokon me një prekje.
Emri yt i vërtetë s'të kërkohet. Zgjedh një emër përdoruesi dhe flet me dikë që është po aq anonim sa ti. Email-in e kërkojmë për verifikim dhe për rikthimin e llogarisë, por askush tjetër s'e sheh. Personi në anën tjetër nuk e sheh as emrin e përdoruesit: i del vetëm „person anonim“, njësoj si ty. Bisedat nuk ruhen: kur e mbyll, mesazhet zhduken.
Lidhja me serverin është e enkriptuar (HTTPS) dhe bisedat nuk ruhen pasi i mbyll. Ruajmë llogarinë (emrin e përdoruesit, email-in, bion nëse e shkruan), atë që poston publikisht dhe regjistra teknikë për pak kohë. Ditari dhe plani i sigurisë ruhen të enkriptuara. Të gjitha i gjen te politika e privatësisë. Një bisedë mund ta raportosh ose ta mbyllësh kur të duash.
Një person tjetër anonim: ose dikush që ka nevojë të flasë, ose dikush që ka ardhur për të dëgjuar. Nuk janë profesionistë, janë njerëz të zakonshëm që kanë pak kohë për dikë tjetër.
Jo, dhe me qëllim. Ruajtja u hoq, sepse një bisedë i takon dy njerëzve, por vendimin do ta merrte vetëm njëri: skedari i ruajtur përmbante emrin dhe fjalët e personit tjetër, pa pëlqimin e tij. Bisedat qëndrojnë vetëm në memorie sa zgjat biseda dhe pastaj zhduken.
Po. Gjatë bisedës ke një buton me flamur për ta raportuar. Raporti shkon te administratori, që e shikon sa më shpejt. Personin mund ta bllokosh gjithashtu, që të mos lidheni më.
Varet nga sa njerëz janë online në atë moment. Ndonjëherë lidhesh menjëherë, ndonjëherë s'ka askush. Nuk premtojmë një kohë pritjeje, sepse do të ishte numër i shpikur. Ndërsa pret, faqja të ofron një ushtrim frymëmarrjeje dhe mund ta ndalosh kërkimin kur të duash.
Të del një njoftim. Nëse u shkëput pa dashje (p.sh. i ra interneti), biseda pret 10 minuta që të kthehet, edhe kur del për pak në një aplikacion tjetër. Përndryshe mund të kërkosh dikë tjetër me butonin „Kërko bashkëbisedues“.