Mbështetje emocionale në shqip
Jo çdo ditë e vështirë kërkon psikolog, por pothuajse çdo ditë e vështirë lehtësohet kur ia thua dikujt. Shprehu është vendi ku mund ta thuash atë që të rëndon, pa emër dhe pa u gjykuar.
Çfarë gjen te Shprehu
- Bisedë anonime me dikë që ka zgjedhur të dëgjojë. Bisedat nuk ruhen.
- Ditari personal dhe plani i sigurisë, të enkriptuara.
- Ushtrime frymëmarrjeje, ankorimi dhe module të shkurtra vetëndihme.
- Citate, artikuj dhe forum, të gjitha në shqip.
Çfarë nuk është Shprehu
- Nuk është terapi dhe nuk zëvendëson psikologun apo mjekun.
- Nuk është shërbim urgjence. Kur ka rrezik, numrat e ndihmës dalin menjëherë.
- Nuk premton që ka gjithmonë dikë online, por të tregon sinqerisht kur duhet të presësh.
Nëse je në rrezik tani, ose mendon të lëndosh veten apo dikë tjetër, telefono
112 ose shiko numrat e ndihmës për Kosovën dhe Shqipërinë.
Tema të tjera
Shprehu është falas dhe anonim. Nuk është terapi dhe nuk zëvendëson psikologun apo mjekun.