Larg shtëpisë, në gjuhën tënde

Jeta jashtë vendit sjell mundësi, por edhe mall, vetmi, punë të rëndë dhe ndjenjën se duhet të jesh gjithmonë „mirë“ për ata që të presin në shtëpi. Ndonjëherë thjesht do të flasësh në shqip me dikë që të kupton.

Çfarë mund të ndihmojë sot

  • Mbaj një lidhje të rregullt me dikë nga shtëpia, edhe një telefonatë e shkurtër në javë.
  • Kërko një komunitet aty ku je: një shoqatë, një ekip sporti, një grup që flet shqip.
  • Mos e krahaso jetën tënde me atë që shohin të tjerët në rrjetet sociale.
  • Nëse lodhja nuk ikën, fol me një mjek aty ku jeton. Shumë vende kanë linja ndihme falas.

Si të ndihmon Shprehu

  • Bisedë në shqip, nga çdo vend, pa dhënë emrin.
  • Nuk varet nga ora e Kosovës apo e Shqipërisë: mund të hysh kur të kesh nevojë, edhe pse dëgjuesit nuk janë gjithmonë online.
  • Citate, artikuj dhe ditari, të gjitha në shqip.
Nëse je në rrezik tani, ose mendon të lëndosh veten apo dikë tjetër, telefono 112 ose shiko numrat e ndihmës për Kosovën dhe Shqipërinë.

Shprehu është falas dhe anonim. Nuk është terapi dhe nuk zëvendëson psikologun apo mjekun.