Fjalori / Ndjenja shqip

Zemërim

Njihet edhe si: inat, nervozizëm

Një emocion i fortë kur ndihesh i kërcënuar, i lënduar ose i trajtuar padrejtësisht. Është normal. Vështirësia është si e shfaq.

Si mund të ndihet

  • Zemra rreh më shpejt, muskujt shtrëngohen, fytyra nxehet.
  • Mendime të ashpra ose dëshirë për t’u hakmarrë.
  • Fjalë që pastaj të vjen keq t’i kesh thënë.

Çfarë mund të ndihmojë

  • Pusho para se të përgjigjesh: 10 minuta, ose dil pak.
  • Merr frymë ngadalë dhe nxirre më gjatë.
  • Thuaj çfarë të lëndoi, jo vetëm sa je i zemëruar.

Kur të kërkosh ndihmë

  • Nëse zemërimi të bën të lëndosh dikë ose veten, ose s’e kontrollon dot, kërko ndihmë nga një specialist.
Nëse je në rrezik tani, ose mendon të lëndosh veten apo dikë tjetër, telefono 112 ose shiko numrat e ndihmës për Kosovën dhe Shqipërinë.

Ky është informacion i përgjithshëm, jo diagnozë dhe jo zëvendësim i psikologut apo mjekut. Shprehu është falas dhe anonim.