Fjalori / Gjendje dhe halle
Vetëvlerësim i ulët
Njihet edhe si: mungesë vetëbesimi
Besimi i vazhdueshëm se nuk vlen sa të tjerët. Shpesh formohet që në fëmijëri dhe mund të ndryshojë.
Si mund të shfaqet
- Krahasim i vazhdueshëm me të tjerët.
- Vështirësi t’i pranosh lavdërimet.
- Frikë nga gabimi ose nga refuzimi.
Çfarë mund të ndihmojë
- Shkruaj çdo mbrëmje një gjë që e ke bërë mirë.
- Fol me veten si do t’i flisje një miku.
- Kujdes me krahasimet në rrjetet sociale.
Kur të kërkosh ndihmë
- Nëse të pengon marrëdhëniet ose punën, një psikolog mund të ndihmojë.
Nëse je në rrezik tani, ose mendon të lëndosh veten apo dikë tjetër, telefono
112 ose shiko numrat e ndihmës për Kosovën dhe Shqipërinë.
Fjalë të lidhura
Ky është informacion i përgjithshëm, jo diagnozë dhe jo zëvendësim i psikologut apo mjekut. Shprehu është falas dhe anonim.