Versioni 4.1 · në fuqi nga 24 tetor 2026
Shprehu është një platformë ku njerëzit flasin anonimisht me njëri-tjetrin për atë që po kalojnë. Pikërisht sepse bisedat këtu prekin gjendjen shpirtërore, të dhënat trajtohen me regjimin më të rreptë që parashikon ligji. Ky dokument shpjegon çfarë mblidhet, pse, sa gjatë mbahet dhe si e kontrollon ti.
Politika zbatohet sipas Ligjit nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Republika e Kosovës) dhe Ligjit nr. 124/2024 „Për mbrojtjen e të dhënave personale“ (Republika e Shqipërisë).
Kontrolluesi i të dhënave: Benjamin Tahiri, Kosovë.
Kontakti për privatësinë: [email protected].
Kërkesat për fshirje të të dhënave: [email protected].
| Të dhënat | Pse | Baza ligjore |
|---|---|---|
| Emri i përdoruesit (pseudonim), fjalëkalimi i koduar | Krijimi dhe siguria e llogarisë | Zbatimi i kushteve të shërbimit |
| Email-i | Verifikimi i llogarisë, rikthimi i fjalëkalimit, njoftime të rëndësishme dhe, nëse nuk çregjistrohesh, citati (një herë në disa ditë, jo çdo ditë), njoftime të rralla nga ekipi për ndryshime të platformës (me çregjistrim me një klikim në çdo email) dhe njoftimi „dikush po pret te salla“ (shih më poshtë). Përveç kodit të verifikimit, të gjitha email-et (mirëseardhja, rivendosja e fjalëkalimit, citati, njoftimi i sallës, email-i i kujdesit, njoftimi i pezullimit, konfirmimi i fshirjes së llogarisë) shkojnë vetëm te email-et e verifikuara. Nëse sistemi kap gjuhë krize ose fjalë të ndjeshme në atë që shkruan ti, mund të të dërgojmë edhe një email të ngrohtë me numrat e ndihmës (pika 5). | Zbatimi i kushteve; interes legjitim për njoftimin e sallës; çregjistrim me një klikim |
| Hyrja me Google (nëse e zgjedh) | Google na jep email-in tënd dhe një numër identifikues të llogarisë Google, që të të njohim herën tjetër. Nuk marrim fjalëkalimin tënd të Google, kontaktet apo të dhëna të tjera. | Pëlqim |
| Hyrja me Apple (nëse e zgjedh, vetëm në aplikacionin iPhone) | Apple na jep një numër identifikues të llogarisë Apple dhe, nëse e lejon, email-in tënd ose një adresë të fshehur të Apple. Nuk marrim emrin tënd të vërtetë: llogaria merr një pseudonim të rastësishëm. Kur e fshin llogarinë, heqim lidhjen me Apple (kur është e konfiguruar nga ne). | Pëlqim |
| Bio dhe fotoja e profilit (opsionale) | Personalizim | Pëlqim |
| Gjendja shpirtërore që zgjedh para bisedës | T'i japë kontekst partnerit; historik për ty te profili | Pëlqim i shprehur (kategori e veçantë) |
| Ditari yt (titulli, teksti, ndjenja dhe, nëse i shton, deri 2 foto për fletë) | Ta rilexosh vetë. Nuk e lexon askush tjetër, as ekipi. | Pëlqim i shprehur (kategori e veçantë) |
| Pyetjet për psikologen (teksti i pyetjes, përgjigjja e saj, koha, pseudonimi yt dhe kujt i shkrove) | Që psikologja të të përgjigjet, dhe ti ta lexosh përgjigjen. Pyetjen e sheh vetëm psikologja të cilës i shkruan, me pseudonimin tënd, kurrë me email-in. Ekipi nuk i lexon, përveç kur psikologja ose sistemi kap rrezik për jetën (pika 5). | Pëlqim i shprehur (kategori e veçantë) |
| Plani yt i sigurisë | Të të shfaqet ty, kur ke nevojë. Nuk e lexon askush tjetër, as ekipi. | Pëlqim i shprehur (kategori e veçantë) |
| Përgjigjet te modulet e vetëndihmës | Të vazhdosh ushtrimin aty ku e le | Pëlqim i shprehur (kategori e veçantë) |
| Postimet në forum dhe citatet | Përmbajtje publike që zgjedh ta ndash | Pëlqim |
| Raportet e abuzimit dhe kërkesat „Kërko ndihmë nga ekipi“ | Siguria e përdoruesve dhe anonimiteti i bisedave | Interes legjitim |
| Vlerësimi pas bisedës (yjet, përgjigja „A u ndjeve pak më mirë?“, komenti nëse e shkruan, nëse pati shkelje rregullash), bashkë me pseudonimet e dy llogarive të bisedës | Cilësia dhe siguria e bisedave; gjetja e shpejtë e shkeljeve; të kuptojmë nëse bisedat ndihmojnë (për këtë mbahen vetëm numrat e ditës, pa emra). E sheh vetëm ekipi, kurrë personi tjetër. Mesazhet e bisedës nuk ruhen | Interes legjitim; vlerësimi është opsional |
| Adresa e email-it që e lë te faqja shprehu.app për të marrë njoftimin kur del aplikacioni (vetëm nëse e shkruan ti), bashkë me zgjedhjen iPhone, Android ose të dyja. Nëse ke llogari me email të verifikuar, mund ta shtosh edhe me një klikim te butoni „Po, më njofto kur del aplikacioni“ në një email nga ekipi: atëherë shtohet adresa e llogarisë, vetëm nëse klikon ti | Të të dërgojmë një email konfirmimi dhe, nëse e konfirmon, një email të vetëm kur aplikacioni del. Kur e shton me butonin në email, klikimi vlen si konfirmim, sepse adresa është verifikuar tashmë. Ruhet veçmas nga llogaria, nuk lidhet me të dhe nuk përdoret për asgjë tjetër. Ruhet e enkriptuar. | Pëlqim |
| Token-i i pajisjes për njoftime (vetëm në aplikacion, nëse ndez njoftimet): në aplikacionin e ri është një kod i shërbimit Expo Push, që kalon përmes Expo dhe Apple ose Google për të të dërguar njoftimin | Dërgimi i njoftimeve që ke zgjedhur. Tekstet janë neutrale, pa detaje për ndjenjat apo pyetjet e tua. Fiket kur del nga llogaria ose i çaktivizon. | Pëlqim |
| Logje teknike (ngjarje hyrjeje, gabime), përfshirë adresën IP te hyrjet e dështuara dhe te përpjekjet për sulm | Siguri dhe zbulim keqpërdorimi; bllokimi i adresave që sulmojnë platformën | Interes legjitim |
| Nëse një llogari përjashtohet për shkelje të rregullave: një kod i pakthyeshëm (hash) i email-it të saj, jo vetë email-i | Që i njëjti email, edhe me variante si [email protected], të mos hapë llogari të re pas përjashtimit | Interes legjitim (siguria e komunitetit) |
Kur dikush pret në sallën e bisedave dhe pas rreth 1 minute s'ka gjetur njeri, mund të dërgojmë një email të shkurtër te përdorues të tjerë me email të verifikuar, që dikush të lidhet me të. Përparësi kanë ata që kanë bërë më shumë biseda në Shprehu (përdorim vetëm numrin e bisedave, kurrë përmbajtjen). Kush s’ka bërë asnjë bisedë e merr vetëm në 7 ditët e para pas regjistrimit. Ky email nuk përmban asnjë detaj për personin që pret (as emër, as ndjenjë). Dërgohet rrallë: vetëm nga ora 08:00 deri 01:00, zakonisht jo më shumë se një herë në ditë për person (dëgjuesit e trajnuar dhe ata që flasin shpesh mund ta marrin deri në disa herë në ditë, jo më shpesh se çdo 4 orë), në grupe me radhë (çdo grup te njerëz të tjerë), dhe me kufi ditor për gjithë platformën. Nuk dërgohet te dikush që është tashmë online ose që e ka bllokuar personin. Këtë e përdorim sipas interesit tonë legjitim për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë, pa kërkuar pëlqim paraprak. Çdo email ka lidhje çregjistrimi me një klikim, vetëm për këtë lloj email-i, dhe mund ta fikësh edhe nga Profili. Çregjistrimi nga ky email nuk ndryshon citatin e ditës, dhe anasjelltas. Email-i dërgohet nga adresa [email protected], sipas pikës 7.
Email-e nga ekipi Shprehu (lajme dhe citati ditor). Herë pas here ekipi mund të të shkruajë një lajm për platformën (p.sh. një veçori e re ose aplikacioni), dhe, nëse nuk je çregjistruar, të dërgojë citatin ditor. Këto janë email-e informuese, jo email-e të llogarisë. Dërgohen vetëm te llogari me email të verifikuar, një herë për njoftim, ngadalë dhe në grupe të vogla (jo si valë), vetëm gjatë ditës, dhe jo nga adresa e llogarisë, por nga ofrues të tjerë email-i (pika 7). Çdo email ka lidhje çregjistrimi me një klikim, dhe te Profili ka një buton („Lajme dhe citati ditor“) që i ndalon të gjitha këto email-e menjëherë. Email-et e llogarisë (kodi, rivendosja e fjalëkalimit, njoftimet për llogarinë) dhe „dikush po pret“ nuk preken nga ai buton. Mbahet vetëm një shënim se e ke marrë njoftimin (pseudonimi, ofruesi dhe koha), që të mos të dërgohet dy herë.
Çfarë shkruan për ndjenjat dhe gjendjen tënde shpirtërore konsiderohet e dhënë që lidhet me shëndetin. Të tilla të dhëna përpunohen vetëm mbi pëlqimin tënd të shprehur, të dhënë kur regjistrohesh. Pëlqimin mund ta tërheqësh në çdo kohë duke fshirë llogarinë.
Pyetjet për psikologen ruhen të enkriptuara, bashkë me përgjigjen, dhe fshihen vetë pas 30 ditësh. Mund t’i fshish edhe vetë kurdo te „Pyetjet e mia“. Psikologja e sheh vetëm pseudonimin tënd. Roli i psikologes jepet vetëm nga ekipi, pasi verifikon licencën. Psikologja jep këshilla të shkurtra me shkrim, jo diagnozë apo terapi, dhe nuk zëvendëson ndihmën urgjente.
Ditari, plani i sigurisë dhe përgjigjet e moduleve trajtohen me kujdesin më të madh që kemi: i krijon ti, i sheh vetëm ti, dhe ruhen të enkriptuara në bazën e të dhënave, përfshirë fotot e ditarit (zvogëlohen te pajisja jote dhe shfaqen vetëm kur ke hyrë në llogarinë tënde). Askush nga ekipi nuk i lexon. Nga paneli i administrimit duket vetëm sa të tilla ekzistojnë gjithsej, kurrë se çfarë shkruan në to. Mund t'i fshish kurdo; dhe nëse e fshin llogarinë, fshihen bashkë me të.
Dy veçori përdorin shërbimin e inteligjencës artificiale Gemini të Google:
Te Google dërgohet vetëm teksti, kurrë emri i përdoruesit apo email-i. Gjithsesi, mos i shkruaj asistentit emra, adresa apo të dhëna të tjera që të identifikojnë. Bisedat një-me-një me njerëz nuk kalojnë asnjëherë te asistenti apo moderimi.
Nëse platforma zbulon automatikisht fjalë që tregojnë rrezik për jetën (në bisedë ose në një postim), ekipi njoftohet që të mund të ofrojë ndihmë. Njoftimi përmban vetëm emrin e përdoruesit, email-in e llogarisë dhe, kur ka, fjalën që u kap, kurrë vetë mesazhin. Njoftimi i brendshëm i ekipit dërgohet me email dhe përmes Discord.
Kontrolli bëhet nga një program, jo nga një njeri, dhe vetëm në çastin kur mesazhi dërgohet. Ai përpiqet të dallojë nëse fjalët kanë të bëjnë me veten, me bashkëbiseduesin apo me dikë tjetër (p.sh. një humbje), dhe shënon veçmas kërcënimet ndaj të tjerëve. Kur fjalët duket se kanë të bëjnë me ty, mund të të dërgojmë një email të ngrohtë me numrat e ndihmës, jo më shumë se një herë në 24 orë. Tema e këtij email-i nuk përmend krizën, dhe ekipi merr një kopje të fshehur të tij, që ta dijë se iu dërgua. Nëse nuk do t'i marrësh këto email-e, shkruaj te [email protected].
Në bisedë, i njëjti program zëvendëson me yje fjalët vulgare dhe fyerjet ndaj bashkëbiseduesit, dhe nuk e dërgon fare një mesazh me fyerje seksuale, familjare apo gjuhë urrejtjeje ndaj tij. Nëse kjo përsëritet në të njëjtën bisedë, krijohet një raport për ekipin me emrin e përdoruesit dhe me mesazhet që u ndalën, të plota, që ekipi të shohë saktë çfarë u shkrua, të vendosë për llogarinë dhe ta përmirësojë filtrin. Ruhen vetëm këto mesazhe të ndalura (që personi tjetër s’i pa kurrë), të enkriptuara, dhe fshihen pas 180 ditësh. Pjesa tjetër e bisedës nuk ruhet.
Nëse ekipi e pezullon llogarinë tënde për shkelje të rregullave, të dërgojmë një email (vetëm nëse email-i është i verifikuar) me arsyen, çfarë do të thotë pezullimi dhe si ta kundërshtosh. Ekipi merr një kopje të fshehur të këtij email-i, që ta dijë se u dërgua. Email-i nuk përmban asnjë mesazh nga bisedat.
Të dhënat nuk shiten dhe nuk përdoren për reklama. Ato i kalojnë vetëm këtyre ofruesve, secili vetëm për detyrën e vet:
Transferimi jashtë vendit: serveri ndodhet në Bashkimin Evropian, ku mbrojtja e të dhënave është në nivelin e GDPR-së. Google, Discord, Purelymail, Brevo, Mailjet, Resend, SMTP2GO dhe Mailgun mund t'i përpunojnë të dhënat edhe në Shtetet e Bashkuara, mbi bazën e klauzolave të tyre standarde kontraktuale për mbrojtjen e të dhënave.
Ke të drejtë të kërkosh akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit, kundërshtim, dhe transferim të të dhënave. Praktikisht:
Ankesa: nëse nuk të kënaq përgjigjja jonë, mund t'i drejtohesh Agjencisë për Informim dhe Privatësi (Kosovë, aip.rks-gov.net) ose Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Shqipëri, idp.al).
Asnjë sistem nuk është plotësisht i sigurt. Nëse ndodh një shkelje me rrezik për ty, autoriteti njoftohet brenda 72 orësh dhe ti njoftohesh drejtpërdrejt.
Shprehu është për persona 18 vjeç e lart. Nëse je nën 18 vjeç, ALO 116 111 është linjë falas dhe 24/7 posaçërisht për fëmijë dhe të rinj, shih faqen e ndihmës. Nëse mësojmë se një llogari i përket dikujt nën moshë, ajo mbyllet dhe të dhënat fshihen.
Shprehu nuk përdor cookies gjurmimi dhe nuk ka analitikë të palëve të treta. Përdoret vetëm ruajtja lokale e shfletuesit: sesioni yt (që të mos të kërkohet hyrja në çdo faqe) dhe disa zgjedhje të vogla pamjeje. Këto rrinë vetëm në pajisjen tënde.
Për të ditur nga vijnë njerëzit (TikTok, Instagram, Facebook, kërkim, drejtpërdrejt), numërojmë edhe burimin e hapjes, vetëm si një etiketë e trashë, nga lidhja ose nga faqja prej nga vjen vizitori. Kur krijon llogari po atë ditë, kjo etiketë ruhet te llogaria jote (vetëm fjala, p.sh. „tiktok“) që të dimë çfarë funksionon; lidhja bëhet me një kod ditor të pakthyeshëm që nuk ruan IP-në dhe fshihet brenda 60 ditëve, ndërsa etiketa te llogaria fshihet bashkë me llogarinë. Nuk përdorim cookies për këtë.
Për të ditur sa persona e vizitojnë faqen, numërojmë hapjet e faqeve pa cookies dhe pa ruajtur adresën IP: ruhen vetëm numrat totalë për çdo ditë, dhe numri i vizitave sipas operatorit të internetit (p.sh. IPKO, Vala), pa ruajtur adresën. Njësoj numërojmë sa herë hapet çdo artikull (vetëm numra për artikull dhe ditë, pa asnjë identifikues). Për përmirësimin e platformës, ekipi sheh edhe numra të përgjithshëm përdorimi: sa fletë ditari janë shkruar, sa herë janë përdorur modulet e vetëndihmës, sa persona kanë plan sigurie. Kjo është vetëm një numërim, kurrë përmbajtja e tyre (ditari, plani dhe përgjigjet nuk lexohen nga askush).
Disa gjëra ruhen vetëm te telefoni yt, kurrë te serveri: kyçja me Face ID, gjurmë ose kodin e telefonit (Shprehu nuk i sheh të dhënat biometrike, i kontrollon vetëm sistemi i telefonit), zgjedhja e pamjes së errët, kujtesa e ditarit, dhe një kopje për përdorim pa internet e përmbajtjes publike (artikuj, fjalor, citate, forum) dhe e planit tënd të sigurisë. Plani ruhet te pjesa e sigurt e telefonit (Keychain ose Keystore). Ditari nuk ruhet kurrë për përdorim pa internet. Kur del nga llogaria, kjo kopje fshihet.
Nëse kjo politikë ndryshon në mënyrë thelbësore, do të njoftohesh në platformë përpara se ndryshimi të hyjë në fuqi.
Shih edhe Kushtet e Përdorimit dhe Ndihmë e menjëhershme.