Një vend ku flet me dikë, pa emrin tënd të vërtetë
Shumë njerëz kanë diçka që i rëndon dhe s'kanë kujt t'ia thonë pa u ndjerë të gjykuar. Shprehu është bërë për këtë: ta thuash me fjalët e tua, pa emrin tënd të vërtetë, dhe dikush të dëgjon. Shpesh nuk të duhet zgjidhja menjëherë. Të duhet dikush që të dëgjon pa nxituar me këshilla, dhe kaq mjafton që dita të duket pak më e lehtë.
Duam që kushdo që flet shqip, në Shqipëri, në Kosovë apo gjetkë, kur ka nevojë të flasë ta gjejë këtë vend, falas dhe në gjuhën e vet. Edhe kur s'ka njeri online, të gjejë diçka që e ndihmon: ditarin, një ushtrim frymëmarrjeje ose numrat e ndihmës.
Përveç bisedës, ka edhe disa vende të tjera, për ditët kur s'ke qejf të flasësh:
Shprehu është projekt i pavarur, jo organizatë dhe jo klinikë shëndetësore. Pas tij qëndron një ekip i vogël që kujdeset për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e vetë platformës, jo për ofrimin e terapisë. Askush nga ekipi nuk lexon bisedat e njerëzve; ato mbeten mes teje dhe personit që të dëgjon.
Nëse ke pyetje, vërejtje ose gjen diçka të pasaktë, shkruaj te [email protected].
Nëse je psikolog, terapist ose punon në këtë fushë dhe do të ndihmosh, na shkruaj te [email protected].